Për nder të festës së Kurban Bajramit, dega e AAK-së në Vushtrri realizoi aksionin e shpërndarjes së ndihmave dhe dhuratava për familjet në nevojë.
Në këtë aksion u përfshinë gjithësejt 21 familje. Në pakon e dhuruar u përfshinë produktet ushqimore: miell, vaj, krip, sheqer, veget, biber, makarona, oriz, fide supe, patate, qepë, sallama, marmelatë, krem, kakao, puding, biskota, rollada, llokum, 6l lëngje tango, 6l qumësht, chipsa. Produkte higjienike : detergjent, shampo, sapun, pastë dhëmbësh.
Grumbullimin e mjeteteve e bëri sportistja Rahime Halili në bashkëpunim edhe me Aleancën e Gruas, Aleancën e Rinisë dhe disa anëtar të kryesisë të cilët bënë edhe shpërndarjen.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ftojmë të shtohet solidariteti dhe t’u zgjatet dora e ndihmës familjeve në nevojë, duke uruar që gëzimi dhe harmonia të përshkojnë këtë festë në familjet e secilit.