Lajmet e fundit
Dod Gjergji në BIK: Si komb duhet të mbështesim paqen dhe solidaritetin

Dod Gjergji në BIK: Si komb duhet të mbështesim paqen dhe solidaritetin

Bashkësinë Islame të Kosovës sot e ka vizituar ipeshkvi i Kosovës Dod Gjergji, për ta uruar myftiun Naim Tërnava dhe komunitetin mysliman për festën e Kurban Bajramit.

“Jam këtu ta bashkëndaj gëzimin e festës së Bajramit, si komb duhet të mbështesim paqen dhe solidaritetin. Pa sakrificë nuk ka të ardhme. Ju uroj Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit:, deklaroi Gjergji.

Për vizitë në BIK ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.