Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fillim të tetorit do t’i vizitojë rajonet e banuara me serbë në Kosovë, ka thënë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai në një prononcim për media në Beograd, ka thënë se Vuçiq gjatë kësaj vizite “do të prezantojë disa nga gjërat që qeveria serbe i ka bërë për serbët e Kosovës”.
Vuçiq do t’i vizitojë të gjitha komunat që do të jenë pjesë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ky asociacion do të përbëhet nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Graçanica, Shtërpca, Novo Bërda, Ranillugu, Pasjan/Partesh dhe Kllokoti.