“Ata kanë vënë firmat në marrëveshjet që kontestohen jo vetëm nga opozita por nga një numër i njerëzve që preken direkt. Për demarkacionin kemi studime, harta dhe të gjitha faktet flasin nëse të gjithë këta faktorë kanë qenë në vazhdimësi dhe kanë alarmuar për këtë kufizim kufiri nuk është më i duhur çka ju deshtë kryeministrit me bë këtë, nuk ka qenë asgjë për ngut”, tha Kadaj-Bujupi në Zonën e Debatit në Klan Kosova
“Ne jemi alarmua dhe kemi bërë thirrje të ndalen dhe të kthehen te argumentet dhe të marrin parasysh të gjithë faktorët. Ndodhi e njëjta edhe me asociacionin u tha se nuk do të ketë kompetenca dhe kur është nënshkruar u pa që janë kompetenca vendimmarrëse”, tha ajo.
Sipas saj, edhe më tutje do të ketë probleme në funksionimin e vendit.
“Kosova do të ketë problem me funksiononim e saj të mëtutjeshëm, kemi bërë thirrje të bëjmë debat në Kuvend dhe nëse ka vullnet e këto marrëveshje vijnë në parlament për ratifikim dhe deputetëve nuk u bëhet presion dhe me 80 vota mund të zhvlerësohen dhe të kthehen në rivlerësim. Sot nuk mund të themi se nuk ka zgjidhje, bllokada do të përfundojë kur marrëveshjet të zhvlerësohen dhe kjo mund të bëhet përmes nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës”, theksoi ajo.