Një prift katolik kolumbian është dënuar me 19 vjet burgim, për udhëheqje të një grupi kriminal, raportuan mediet lokale të premten. Sipas gazetës El Colombiano, një gjykatë në Medellin shpalli fajtor Oscar Ortizin, prift në një fshati të vogël të quajtur San Antonio de Padro, si kreu i një bande të njohur si “ushtarët e demobilizuar të El Limonar” (Los desmovilizados de El Limonar).
Shumica e anëtarëve të këtij grupi kriminal ishin të përfshirë në 10 vjetët e fundit në kidnapime, trafikim të drogës, zhvatje dhe sulme paramilitare, transmeton BW.
Prifti Ortiz ishte arrestuar në vitin 2010. Në gjykimin që atëbotë pati zgjatur dy vjet, ai qe liruar dhe i ishte kthyer shërbimit në kishën e tij.
Pas vendimit të sotëm të gjykatës, policia është urdhëruar që ta arrestojë priftin dhe ta dërgojë në burg.
Edhe 11 anëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal janë dënuar me nga disa vite burgim.