Lajmet e fundit
Arbër Vllahiu: Jam shef i stafit dhe këshilltar i lartë politik i Presidentes

Arbër Vllahiu: Jam shef i stafit dhe këshilltar i lartë politik i Presidentes

Këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu e ka konfirmuar për Gazetën Express se më nuk është zëdhënës i Presidencës. Por ai nuk ka dashur të flas shumë për lënien e kësaj pozite. Vllahiu përmes telefonit i ka thënë gazetës se tani ka dy pozita në këtë institucion.

“Jam shef i stafit dhe këshilltar i lartë politik”, ka thënë Vllahiu.

Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se Vllahiu ka dhënë dorëheqja nga pozita e zëdhënës dhe këshilltarit për medie.

Derisa, sipas burimeve te mediumeve te ndryshme është thënë se arsye e largimit ka qen dhënia e një interviste e presidentes Jahjaga në televizionin gjerman, ZDF/Gazetexpress

Leave a Reply

Your email address will not be published.