Lajmet e fundit
Shqipëri – Serbi, ja çfarë biseduan zyrtarë të UEFA-s në Tiranë

Shqipëri – Serbi, ja çfarë biseduan zyrtarë të UEFA-s në Tiranë

Palët janë takuar për të biseduar për organizimin e ndeshjes së 8 Tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”

Ka përfunduar takimi mes krerëve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), përfaqësuesve të Federatës Serbe dhe zyrtarëve të UEFA-së, i cili është mbajtur në Tiranë.

Palët janë takuar për të biseduar për organizimin e ndeshjes së 8 Tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, shkruan Express.

Në takim morën pjesë përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s Keny Scott, ambasadori i Republikës Serbe në Tiranë Miroljub Zariç dhe përfaqësues të Federatës Serbe të Futbollit.

Po ashtu, në takim ishte edhe zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca dhe përfaqësues të organizmave që kanë lidhje me zhvillimin e ndeshjes.

Në qendër të vëmendjes, së këtij takimi, ishin masat që do të merren në mënyrë që gjithçka në këtë ndeshje të shkojë sa më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.