Lajmet e fundit
Rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte shpallen sot

Rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte shpallen sot

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall sot rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte, në bazë të konkursit për pranimin e studentëve për strehim që e ka publikuar më 3 shtator dhe i cili ishte i hapur 10 ditë.

Afati për ankesa eventuale është më 28 dhe 29 shtator dhe ankesat dorëzohen bashkë me numrin  e dokumentacionit, në Konviktin nr VI, nga ora 10:30 deri 14:00, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave bëhet më datë 9 tetor.

Siç është bërë e ditur më herët nga Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në konviktet e saj gjatë vitit akademik 2015/2016 do të pranohen afër 3.600 studentë, të cilët do të mund të shfrytëzojnë strehim, ushqim dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera.

Çmimi që do të paguajnë studentët që e kanë fituar të drejtën për strehim në konviktet e Qendrës së Studentëve do të jetë 35 euro në muaj (20 € banimi dhe 15 € ushqimi).

Ndër kriteret për vendosje në këtë qendër  janë edhe nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,ndërsa përparësi pranimi kishin studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.