Lajmet e fundit
Futbollisti serb kërcënon Shqipërinë

Futbollisti serb kërcënon Shqipërinë

Lojtari i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç është thirrur nga kombëtarja serbe për herë të parë.

Futbollisti i kombëtares serbe që fitoi botërorin U20, është shprehur kështu për sajtin mondo.rs: “Nuk e prisja që kombëtarja e parë të më grumbullonte. Jam shumë i lumtur që do të mbroj ngjyrat e kombit tim”.

Debutimi i tij me kombetaren serbe pritet që të jetë pikërisht me 8 nëntor kundër kombëtares së Shqipërisë.

“Tifozët tonë do të jenë me ne, por nuk besoj se nuk do të ketë incidente. Atmosfera do të jetë e qetë. Kam folur me portierin e Shqipërisë, Etrit Berisha, dhe bashkëlojtarin tim tek Lacio. Ata kanë një mundësi për të arritur vendin e dytë në grup. Detyra jonë është që t’i mundim dhe të tregojmë se jemi një skuadër e mirë”, ka thënë Milinkoviç-Saviç, raporton “Albeu.com”.

Milinkoviç-Saviç është blerja e merkatos së verës nga drejtuesi sportiv i Lacios, Igli Tare. Falë kalimit nga Genk tek Lacio, Igli Tare i ka mundësuar atij që të luajë me kombëtaren e parë të Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.