Lajmet e fundit
Meha, “përforcimi” i Shqipërisë kundër Serbisë

Meha, “përforcimi” i Shqipërisë kundër Serbisë

Gjatë javëve të fundit, Meha ka bërë liderin te skuadra turke, në një kohë që për mosgrumbullimin në përfaqësuese në ndeshjet e shtatorit, ai ka evituar komentet dhe polemikat.
Alban Meha rikthehet në Kombëtare pas supergolave në kampionatin turk me Koniasporin.

Forma e shkëlqyer që po kalon fantazisti e ka bindur trajnerin Xhani De Biazi se nuk mund ta lërë sërish jashtë, ashtu siç bëri në dy ndeshjet e fundit ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Burime të besueshme të “Panorama Sport” në FSHF treguan dje se italiani e ka futur sërish në planet e tij specialistin e goditjeve të dënimit, duke i dërguar ftesë për dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares ndaj Serbisë dhe Armenisë.

Gjatë javëve të fundit, Meha ka bërë liderin te skuadra turke, në një kohë që për mosgrumbullimin në përfaqësuese në ndeshjet e shtatorit, ai ka evituar komentet dhe polemikat.

Tashmë mbetet për t’u zyrtarizuar rikthimi i kosovarit kur De Biazi të publikojë zyrtarisht listën e lojtarëve.

Para ndeshjeve me danezët dhe portugezët u gjykua si luks i tepërt mungesa e Mehës, por edhe ajo e Valdet Ramës, ndërsa menjëherë fantazisti u përgjigj me gola spektakolarë dhe, për më tepër, me një formë të mirë fizike. Mungesë e sigurt ndaj Serbisë është ajo e mesfushorit të krahut, Rama, i cili u dëmtua te Mynih 1860 dhe periudha e riaftësimit kërkon një muaj kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.