Pas përmendjes së emrit nga ana e zëvendëskryeministrit Thaçi të ish-kryetarit të Pejës, Ali Berisha rreth çështjes së demarkacionit kufitar, ky i fundit ka dal me një reagim në rrjetin e social facebook. Berisha që tani është sekretar i AAK-së ka akuzuar Thaçin dhe Mustafën se po mundohen që hisen e gabimit të nënshkrimit rreth demarkacionit ta ndajnë edhe me persona dhe parti të tjera.
‘Duke parë gabimet e mëdha që kanë bërë me nënshkrimin e vënë në dokumentin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e së fundi edhe Hashim Thaçi po mundohen të bartin fajin tek personat e tjerë duke bërë kështu një tentim të kotëpër ndarjen e fajësisë. Komuna e Pejës nuk ka pasur e as nuk ka kompetencë lidhur me kufirin dhe çdo përpjekje për të përfshirë apo për të hedhur fajin tek Komuna është e kotë. Ju z. Thaçi bashkë me Kryeministrin Mustafa jeni fajtorët kryesor dhe po ua them publikisht se mua personalisht më keni befasuar jashtëzakonisht me nënshkrimin e vënë.’ – ka shkruar Berisha në reagim.Ali Berisha më tej ka vazhduar me sqarimin e tij për opinionin e gjërë rreth të vërtetës mbi çështjen e demarkacionit në kohën sa ishte Kryetar i Pejës.
‘Për hirë të opinionit po e sqaroi se në cilësinë e Kryetarit të Komunë s kam takuar Komisionin për Demarkacion të cilit i kemi paraqitur shqetësimin tim dhe falë këmgulësisë tonë si Komunë kemi futur në Komision pa të drejtë vote atëherë nënkryetarin e Komunës z. Ali Lajçin i cili në emër të Komunës së Pejës dhe banorëve të saj ka shpjeguar disa herë vijën kufitare në takimet e Komisioneve por që çuditërisht qëndrimet e tij marrë parasysh. Unë ftoj që të publikohen procesverbalet dhe të shihet se çfarë qëndrimi ka pasur përfaqësuesi i Komunës, në këtë rast z.Ali Lajqi. E dyta thirrja në një dokument të Komunës se aty qenka një hartë e publikuar sipas të dhënave kadastrale nuk u jep asnjë argument që fakton atë në të cilën po thirreni ju. E treta, pasi që ju z. Thaçi keni qenë Kryeministër dhe tani zv/Kryeministër dhe nënshkrues i marrëveshjes po ua kujtoi se ju dhe Kryeminisri Mustafa asnjëherë nuk e keni përfillë mendimin e Komunës së Pejës lidhur me demarkacionin as atëherë e as tani. Me dashamirësi u sygjeroi që të tërhiqeni nga ky variant i dëmshëm i përcaktimit të kufirit me Malin e Zi ngase nëse kështu mbetet, ju që të dy, Kosovën po e zvogëloni dhe për këtë do mbaheni mend përjetësisht’. – përfundon reagimi i Ali Berishës.