Pas 6 vite në lidhje e bashkëjetesë, Korab Shaqiri para pak dite i dha fund beqarisë. Por vëmendje më të madhe në dasëm mori miku i Korabit që u tha që ishte pjesëtar i FSK-së dhe bëri bujë të madhe gjithandej në medie.
Por në Prive Korabi mohon të ketë pasur pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në dasëm.
“Nuk ka qenë kostum i gardës, ka qenë kostum që i ngjan bendit të FSK-së. Kostumi është qep nga unë”.
Kjo është deklarata e Korabit ku demanton se ka përdorur pjesëtarin e FSK-së e e gjithë kjo është bërë për shkak se ka dashur që në dasëm të ketë një identifikim të Kosovës.