Aktrimi është profesion i vështirë dhe i pasigurt. Duhet të jesh shumë punëtor dhe ambicioz që të arrish të punosh atë që do dhe të jetosh kënaqshëm nga profesioni yt. Unë nuk mundem, e as nuk di të bëj diçka që nuk e dua me zemër. Aktrimin e dua dhe sfidat që mi ofron ky profesion përmes roleve të ndryshme dhe procesit të punës në grup, më pjekin si njeri dhe si profesioniste – thotë artistja për Kosovaren, e cila njëherit na falënderon që pyetjen që ia bëmë lidhur me profesionin e saj , jo për temën tashmë të njohur e shumë të përfolur, e cila jo vetëm atë, por beson se e ka lodhur edhe opinionin./ Kosovarja