Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi do të jetë jashtë fushës për shtatë ose tetë javë.
Argjentinasi pësoi një lëndim në minutën në ndeshjen ndaj Las Palmas duke lënduar ligamentet e gjurit të majtë.
Barcelona, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, ka bërë të ditur se katër herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi do të mungojë deri në dy muaj.
Kjo do të thotë se gjasat që Lionel Messi të jetë i gatshëm për El Clasicon e 21 Nëntorit, janë minimale. /Express