Pas deklaratës së ministrit të arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami se studentët e fakulteteve private nuk duhet t’i pranojnë si mësimdhënës ka nxitur kundërshtime edhe nga bashkëpartiakët.
Rendi për kundërshtim i kishte ardhur edhe Rrustem Mustafës, Remit, i cili thotë se nuk jemi në vitet e ’90-ta, që t’i kemi dy ide për të njejtën çështje.
Por, ministri Bajrami, krejt gjakëftohtësisht mundohet t’i sqaroj Mustafës se:
“Si ligjvënës që dy mandate, ju sigurisht që do të duhej ta kishit të njohur faktin që Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, i miratuar në vitin 2011, i cili është në fuqi, e përcakton qartë që vetëm institucionet publike të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që çojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë. Ju lutem, këtë mund ta lexoni në nenin 16, paragrafi 5 (http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/2-ligji-per-arsimin-e-larte.pdf).”
Ai në fund edhe i sqaron Mustafës së nuk ka qenë asnjëherë rektor i asnjë institucioni privat në Republikën e Kosovës.
Kurse Remi ia kthen Bajramit duke i kërkuar falje nëse ja ka huqur pak me atë se çka ka punuar në universitetin Dardania dhe ia kujton një spot publicitar.
Ai, si duket nuk e ka shumë në qejf Bajramin duke i thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të dhe i thotë se Bajrami është i emëruar për cilësi e jo cilësime duke e kërcënuar se ai dhe të gjithë e dinë se ku e ka pruar arsimin e lartë ai me bashkëkohësit e tij.
Në fund, Remi bëhet edhe pak nervoz si duket dhe i thotë se për këto duhet të raportoni te kryeministri dhe sigurisht edhe te kuvendi.