Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, ku edhe diskutuan për zgjidhjen e krizës në Siri.
Në një bisedë telefonike ‘të urdhëruar’ nga Rusia, të dy burrat ‘shkëmbyen mendimet e tyre në lidhje me çështjen e sigurisë rajonale, duke vënë në kontekst të parë zgjidhjen e konfiliktit në Siri,’ raportohet në faqen zyrtare të Kremlinit, transmeton Gazeta Blic.
Ata diskutuan gjithashtu për ‘ndërtimin e bashkëpunimit më efektiv ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste.’
Moska mbetet njëra ndër mbështetësit kryesorë të regjimit të presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili regjim gjatë këtër viteve të fundit ka vrarë më shumë 240 mijë njerëz, ndërkaq, Arabia Saudite është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili koalicion ka filluar sulmet ajrore kundër ISIS-it dhe është shprehur se nuk do të bashkëpunojë më regjimin e Assadit.
Të hënën, presidenti rus, Vladimir Putin, do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork ku do të përshkruajë planin e tij për Sirinë, veçanërisht idenë e zgjerimit të një koalicioni, në të cilin do të përfshihet edhe ushtria e Assadit.