Lajmet e fundit
ISIS-it japin një paralajmërim trishtues për Europën

ISIS-it japin një paralajmërim trishtues për Europën

Tre militantë të ISIS-it të zënë rob, gjatë një interviste kanë shpalosur se si është jeta nën sundimin xhihadist. Ata kanë përshkruar përdhuminet, vrasjet dhe ‘rrugët  embushura me njerëz të vdekur’.

Gjatë intervistës së bërë nga një gazetar italian, në një burg Irak, terroristët kanë dërguar edhe një paralajmëim trishtues për Europën, shkruan express.uk, transmeton Gazeta Blic.
Njëri nga terroristët, Muhenet 30-vjeçar, është shprehur se filozofia e ISIS-it është Xhihadi. “Është vrasja e të gjithë armiqëve Shitte,” tha ai.
“Të krishterët duhet të konvertohen në Islam, përndryshe ata duhet të pagujnë një taksë për Shtetin Islamik, ose do të vriten.”
Ai gjithashtu ka potencuar se homoseksualët janë “vriten me gurë,” transmeton Gazeta Blic.
Në pyetjen në lidhje me gratë e rrëmbyera, terroristi ka zbuluar se “gratë që nuk janë konvertuar në Islam janë përdhunuar.”
“Secili ka ne mund të kishte një grua. Një grua kushtonte rreth 800 dollarë, megjithatë çmimi i tyre rritej në varësi të bukurisë së tyre fizike,” shton ai.

I pyetur në lidhje me planët e ISIS-it për Europën, ai buzëqeshi.
“Islami shumë shpejt do të zgjerohet dhe do të arrijë në Europë dhe në të gjitha vendet tjera. Në këtë pikë ligji Islamik do të jenë në fuqi, ligjet e Kuranit do të zbatohen,” shtoi ai.
Më pas shton se të gjitha gratë e Europës duhet të veshin vello dhe birra do të ndalohet, transmeton Gazeta Blic.

Terroristi tjetër i intervistuar quhej Abdullah dhe ishte vetëm 15 vjeç. Ai e pranon se ndjen keqardhje që i është bashkuar ISIS-it.
“Para se të rekturohesha unë isha në vitin e parë të shkollës së mesme. Disa shokë të mi kontaktuan me ISIS-in, kështuqë u bashkova edhe unë,” tha ai, transmeton Gazeta Blic.
“Ata na thonin gjithë kohës, se alkoholi, duhani dhe prostitutat janë mëkat për ligjet islame, ndërsa shtonin se vendet perëndimore janë armiqtë tanë kryesorë,” shton Abdullahu.
Ai ka shtuar se ardhja e ISIS-it në qytetin e tij ishtë bërë në mënyrë të tmerrshme.
“Kur kanë arritur në Mosul, rrugët ishin të mbushura me njerëz të vdekur. Kemi qenë të gjithë të frikësuar,” shton ai.
Ai e pranon se jeta e tij do të ishte shumë e mirë sikur mos t’ishte bashkuar me ISIS-in.

Ndërsa, intervistuesi i tretë, është shfaqur i frikësuar.
“Kam qenë i ri…më thanë të bashkohesha me ta dhe u bashkova. Ata thonin bashkohuni me ‘Xhihadët’ dhe jam bashkuar duke menduar se kjo është gjëja e duhur. Në xhami na thoshin ‘të jesh xhihadist, e fiton parajsën’, prandaj kam menduar se kjo është rruga e drejtë.
“Nëna më ka thënë që mos të bashkohem me ta, por nuk i kam dëgjuar, e tani jam shumë i penduar dhe më vjen keq për prindërit e mi që i kam zhgënjyer.” /Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published.