Për të ulur tensionin, në qoftë se ju nuk keni probleme me kolesterolin, ju mund të provoni të integroni vezët në dietën tuaj.
Kjo është këshilla që del nga rezultatet e një studimi të kryer nga një grup i studiuesve në Universitetin Clemson në bashkëpunim me Universitetin Jilin. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në National Meeting & Exposition of the American Chemical Society (New Orleans – maj 2013). Studimi u botua edhe në Revistën e Bujqësia dhe Kimia e Ushqimit.
Pas këshillës së përdorimit të uthullës në rast të sheqerit të lartë në gjak tani vjen një sugjerim i ri mbi si të kontrollohen vlera të caktuara të shëndetit me anë të ushqimeve. Albumina e vezëve (pjesa e bardhë) ka një peptid të veçantë, të quajtur RVPSL, i cili ndihmon për të ulur presionin e gjakut. Vezët pra, mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata njerëz që vuajnë nga hipertensioni. Dr Zhipeng Yu, koordinator i studimit, shpjegon se konsumi i vezëve ka pak a shumë të njëjtin efekt si Captopril, një droge të përdorur në trajtimin e hipertensionit të butë ose të moderuar.
Falë testimeve të bëra mbi minj laboratorikë, hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin se 50mg të RVPSL janë po aq efektive sa 10 mg Captopril. Nga analizat u zbulua se peptidet RVPSL ndikojnë, pa efekte të dukshme toksike që mund të japë përdorimi i ilaçeve, mbi një enzimë të veçantë: enzima e cila konverton angiotenzinën e njohur edhe si ACE (akronimi në anglisht). Enzima e konvertimit të angiotenzinës ndikon në sistemin kardiovaskular duke ndryshuar nivelet e presionit.
Bazuar në këto të dhëna të reja, e verdha e vezës ka efekte të ngjashme me ilaçet ACE-frenues, një familje e barnave të përdorura në trajtimin e hipertensionit, të post-infarktit të miokardit dhe të mosmjaftueshmërisë kronike të zemrës. Zhipeng Yu shpjegon se tani ata do të vazhdojë të hetojë benefitet e mundshme për shëndetin e njeriut që vijnë nga konsumi i vezëve.
Në të kaluarën, njerëzve që vuanin nga hiperkolesterolemi (kolesteroli i lartë), u është sugjeruar që të mos hanë vezë, kjo këshillë sot është rishikuar, të paktën pjesërisht. Përveç rasteve të veçanta, edhe njerëzit të cilët kanë një nivel të lartë të kolesterolit në gjak mund të konsumojnë 2-3 vezë në javë. Në raste të tjera, ju mund të hani vezë edhe 4 herë në javë. Indikacionet e reja janë gjithashtu një pasojë e vezëve në treg sot, të cilat në fakt përmbajë më pak kolesterol sesa në të kaluarën. Një “përmirësim” i arritur për shkak të vëmendjes më të madhe në ushqimin e pulave.