Mbrëmë rreth orës 19:30 ka ndodhur një grabitje në shtëpinë e ish-Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha.
Kjo futje e dhunshme në pronën private është përcjellur me demolime dhe shkatërrim të pronës. Nga shtëpia e ish- Kryetarit Berisha janë grabitur të holla dhe objekte me vlerë.
Grabitja ka ndodhur derisa Berisha ka qenë në shtëpi.
Pas lajmërimit, policia ka arritur menjëherë dhe ka bërë këqyrjen e vendin të grabitjes si dhe ka hapur rastin. Ish-Kryerari jeton në lagjen Çagllavicë.