Reklama më e mirë që mbase do ta mbyllë edhe serinë e reklamimit të Extra Caffe është bërë nga disa fëmijë të vegjël, raporton Magazina.al. Njëri nga ta është Orik Morina, që njihet edhe me rolin e Andit, në serialin “Çka ka shpija”. Ai bashkë me shoqen e tij Klea Kabashi, kanë realizuar në versionin e tyre reklamën për Extra Caffe. Në rolet dytësore janë edhe Hana me kukullen e saj dhe Oso. Nuk është ide e keqe, që distributorët e Extra Caffe, t’ua besojnë reklamimin e produktit, këtyre vogëlushëve. Magazina.al
https://www.youtube.com/watch?v=1FQhl455QVY