Ky politikan polak mund ta ketë qejf teknologjinë, por mesa duket nuk e di se ajo ka bërë të mundur që pothuajse asgjë të mos kalojë pa u vënë re. Aq më tepër në një sallë të madhe mbledhjesh.
Deputeti i Parlamentit polak, Jerzy Szmit, në përfundim të një mbledhjeje të Këshillit Konstitucional, është kapur nga kamerat teksa vidhte një iPad. Siç duket nga pamjet, fillimisht ai sigurohet që askush nuk e ka mendjen dhe fut iPadin mes dokumenteve që mban në dorë, për të vazhduar më pas rrugën sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Episodi është regjistruar nga kamerat e Parlamentit dhe është transmetuar në televizionin polak Tvn 24.
Szmit është deputet i opozitës në Poloni. Pas transmetimit të pamjeve në televizion, ai është mbrojtur duke thënë se “bëhet fjalë për një gabim. Nuk ishte diçka e qëllimshme”. Për shkak të këtij episodi, ai ka hequr dorë nga kandidatura për një zgjedhjet e tetorit./gsh
https://www.youtube.com/watch?v=ix1YXm2lE8Q