Lajmet e fundit
Përfundon marrja në pyetje e grupit të Kumanovës

Përfundon marrja në pyetje e grupit të Kumanovës

Ka përfunduar marrja në pyetje e të të dyshuarve të arrestuar në operacionin në Kumanovë më 9 maj , kanë njoftuar nga prokuroria publike Pasi që të mblidhen të gjitha provat, nga prokuroria do të vendoset se kur do të ngrihen akuzat adekuate, transmeton TetovaSot. “Hetimi në këtë çështje është në vazhdim. Ka përfunduar marrja në pyetje e të të dyshuarve. Aktualisht prokurori kompetent mbledhë prova të tjera, për të sqaruar ngjarjen, pas së cilës do të pasojë vendimi në trajtimin e mëtejshëm”, thonë për mediat maqedonase nga Prokuroria publike. Megjithatë, ndaj disa të dyshuarve nuk janë treguar provat me të cilat i disponon prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.