Lajmet e fundit
Bilall Sherifi i kundërpërgjigjet Adem Grabovcit, për Isa Mustafën!

Bilall Sherifi i kundërpërgjigjet Adem Grabovcit, për Isa Mustafën!

Pas deklaratës së dhënë nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci se më kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk do të raportoj në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherfi.

Ai ka thënë për Gazetën Blic se nuk ka rëndësi raportimi në Kuvend, por sipas tij, tash rëndësi ka tërheqja e atyre marrëveshjeve.

“Ajo që ka bërë kryeministri në seancën e fundit të kuvendit nuk ka qenë raport por tentim për ti lexuar marrëveshjet. Prandaj pak ka rëndësi a vjen ai sërish në kuvend për ti lexuar apo jo”, ka thënë ai. Sipas tij, rëndësi ka, që kryeministri dhe qeveria e tij të kuptojnë se marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë si të tilla janë të dëmshme dhe të pa pranueshme dhe duhet të deklaroj tërheqjen nga ato.

“Çdo veprim ndryshe pos heqjes dorë nga zotimi për ti zbatuar këto marrëveshje e dërgojnë vendin pashmangshëm në krizë”, ka thënë ai për Gazetën Blic./

Leave a Reply

Your email address will not be published.