Lajmet e fundit
Kërcimi me litar për dy minuta në ditë, forcon ashtin dhe redukton rrezikun e frakturës

Kërcimi me litar për dy minuta në ditë, forcon ashtin dhe redukton rrezikun e frakturës

Nuk është forma më e denjë e ushtrimit, por kërcimi në litar, mund t’i ndihmoi të moshuarit nga frakturat në ije.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vetëm dy minuta ushtrime, e forcojnë ashtin dhe reduktojnë rrezikun e thyerjeve në rast rrëzimi.

Ndërsa brenda vitit, e rritë edhe densitetin e ashtit, transmeton Telegrafi.

Hollimi i eshtrave, plakja ose osteoporoza, është e lidhur me rritjen e rrezikut të thyerjeve të eshtrave.

Hulumtuesit nga Universiteti Loughborough, kanë bërë një studim me 34 njerëz, të moshës prej 65 deri në 80-vjeç, të cilët e kanë ndjekur një program njëvjeçar, të kërcimit në vetëm njërën këmbë.

Atyre i është kërkuar të shmangin çdo ndryshim të aktivitetit fizik, apo shprehive dietale.

Gjetjet e tyre kanë treguar se, ashti në këmbën që ka ushtruar ka një forcim të madh, nga ai që nuk ka kërcyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.