Lajmet e fundit
Tusk përkrah Kosovën në rrugën integruese evropiane

Tusk përkrah Kosovën në rrugën integruese evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ky i fundit shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.

Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.