Lajmet e fundit
Kosova e Shqipëria bashkë në Panairin e Qendrave Rinore

Kosova e Shqipëria bashkë në Panairin e Qendrave Rinore

Sot në Prishtinë hapet Panairi i Qendrave Rinore 2015, ku pritet të marrin pjesë 20 Qendra Rinore nga Kosova dhe 12 nga Shqipëria, të cilat për dy ditë radhazi do të promovojnë dhe shkëmbejnë përvojat në mes tyre.

Ky panair vjen në bazë të marrëveshjes së nënshkruar së fundmi në mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Kosova dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise nga Shqipëria.

Panairi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 11:00, dhe do të hapet nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe Ambasadorin norvegjez, Jan Braathu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.