Lajmet e fundit
Rusia kërkon ‘koordinimin’ në luftën kundër ISIS-it

Rusia kërkon ‘koordinimin’ në luftën kundër ISIS-it

Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë thirrje për një ‘strukturë koordinuese’ rajonale kundër Shtetit Islamik.

Putini edhe një herë ka përsëritur mbështetjen e tij për presidentin sirian Bashar al-Assad, të  cilit opozita sirianë dhe perëndimi  i kërkojnë dorëheqjen, transmeton Gazeta Blic.
Kriza siriane pritet që të jetë në krye të agjendës së liderëve botërorë që do të mblidhen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkaq, Putini do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama dhe më pas do të diksutojë çështjen e krizës në Siri.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë qenë të tendosura gjatë aneksimit të Krimesë dhe për mbështetjën për rebelët separatistë, transmeton Gazeta Blic.
Ndërsa, kryeministri britanik David Cameron pritet të zbusë qëndrimin e tij kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërkohë presidenti Iranian Hassan Rouhani, një aleat kyç rajonal i Presidentit Asad, tha se qeveria në Damask ‘nuk mund të dobësohet’ edhe nëse militantët e ISIS-it do të mposhteshin.
Udhëheqësit europianë, në prag të një fluksi të madh refugjatësh kanë bërë thirrje për shtytje diplomatike në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.