Lajmet e fundit
Will McCants , brenda besimit apokaliptik të Shtetit Islamik

Will McCants , brenda besimit apokaliptik të Shtetit Islamik

Intervistë me ekspertin Will McCants, i cili është bashkëpunëtor me qendrën për politikat e Lindjes së mesme dhe njëherit është drejtor i projektit për marrëdhëniet amerikane me botën në islame në institutin Brookings.

Si parashihet ‘fundi i botës’ sipas besimeve apokaliptike në ideologjinë e Shtetit Islamik?

McCants: Kohëve të fundit, është shfaqur një numër i madh i profecive Islame, të të dyja versioneve Sunite dhe Shitte. Në historinë moderne, Sunitët janë prirur të minimizojnë ato, përderisa Shittet nuk e bëjne të njejtën gjë, por që një gjë e tillë ka filluar të ndryshojë me ‘pushtimin’ amerikan në Irak në vitin 2003. Turbullirat politike dhe dhuna më pas huazohen në një kuadër apokaliptik, veçanërisht për shkak se këto profeci kanë të bëjnë me trazirave të mëdha dhe dhunës në Irak dhe Siri, transmeton Gazeta Blic.
Shteti Islamik dhe paraardhësit e tyre, al-Kaeda në Irak, në të vërtetë kanë luajtur një kënd apokaliptikë. Kur Shteti Islamik u themelua, në vitin 2006, lideri i grupi në atë kohë tha se ky grup u krijua për shpëtimin e myslimanëve dhe se shteti islam duhej të krijohej për të ndihmuar në luftën e të pafevë.

A ndikon besimi në sjelljën e grupit?

Mënjeherë pasi organizata u themelua në vitin 2006, themeluesi i saj, Ebu Ayyad al-Masri, urdhëroi pushtimin e Irakut. Sigurisht ata patën disfatat e tyre dhe u tërhoqën shpejt, por ai ishte duke marrë vendime të parakohshme dhe mendoj se në mënyrë të pakëndshme numri i njerëzve në këtë organizatë u rrit ndjeshëm.
Me kalimin e kohës, kjo organizatë ka pësuar një ndryshim. Shteti i hershëm Islamik ka folur në saje të shpëtimtarit, ndërsa më vonë kjo organizatë ka rivendosur atë si një përmbushje të profecisë.

Ju keni deklaruar se paqëndrueshmëria në Siri ka luajtur një rol të madh në rritjen e Shtetit Islamik. A do të egzistonte Shteti Islamik sikur mos të egzistonte lufta civile në Siri?

Shteti Islamik do të vazhdontë të ishte problem serioz në Irak, edhe sikur lufta civile në Siri mos të ndodhte. Ajo tashmë është duke fituar forcë, por është mëse e qartë se sikur lufta civile të mos kishte ndodhur në Siri, atëherë Shteti Islamik nuk do të kishte qenë në gjendje të fitojë territorë. Shteti Islamik përfitoi nga ky fakt dhe u fokusua në ndërtimin e shtetit Sunit, ndërsa grupet tjera u rebeluan dhe u fokusuan në përmbytjen e regjimit të Assadit, kështuqë qeveria siriane i dha prioritet mposhtjes së grupeve rebele që ishin duke u përpjekur ta largonin atë nga pushteti, transmeton Gazeta Blic.

Ju keni shkruar se Presidenti sirian Bashar al-Assad në 90% të rasteve të sulmeve ajrore nuk ka sulmuar kundër Shtetit Islamik. A është në interesin strategjik të Assadit që Shteti Islamik të qëndrojë i gjallë dhe funksional?

Kjo nuk është në interesin e tij afatgjatë. Nëse ai dëshiron të rikontruktojë Sirinë, atëherë atij i duhet patjetër të mposhtë Shtetin Islamik, por nëse do të rënditen kërcënimet ndaj qeverisë së tij, atëherë Shteti Islamik përbën një këcënim më të vogël për fortesat e tij, në krahasim me grupet tjera rebele. Megjithatë, llogaritja e tij mund të ndryshojë, sepse paraqitja e Shtetit Islamik afër Damaskut mund të paraqesë një kërcënim. Në këtë rast, edhe sulmet ajrore ndaj Shtetit Islamik janë rritur.

Deri me tani Shteti Islamik ka qenë në tri udhëheqje. Por, Ebu Bekr el-Bagdadi ka vendosur ta quajë Kalifat, prandaj cili është efekti i tij në këtë grup?

Pothujase të gjithë e dimë se udhëheqja e Shtetit Islamik është bërë nga transferimi ushtarak ndaj gjeneralëve, por Bagdadi ka qenë udhëheqës unik, sepse kishte aftësi byrokratike dhe fetare. Ai jo vetëm që zbret nga fisi i profetit, por ai kishte origjinën nga familja e vetë Muhamedit dhe sipas disa profecive, ky është një parakusht për vendosjen e Kalifatit. Pra, origjina e tij vështirë se do të mund të zëvendësohej.

Gjithashtu, ai ishte një dijetar fetar, kishte doktoraturë mbi studimet e Kuranit, e cila shumë rrallë mund të shihet si shembull për një udhëheqës të një organizate xhihadiste. Bagdadi ishte një byrokrat i vërtetë i cili bëri që politika e pamëshirshme e Shtetit Islamik të lulëzojë, transmeton Gazeta Blic.

A egziston ndonjë shifër se kush mund të jetë personi që e ngriti Shtetin Islamik, në kuptimin e prapa skenave dhe planifikimeve të saj?

Ka shumë njerëz, që kryejnë funksione të ndryshme. Abu Musab al-Zarkavi e kishte konceptuar dhe kishte hedhur themelet, ndërsa pasardhësi i tij Ebu Ejub el-Masri e bëri grupin realitet, prandaj secili nga udhëheqësit ka një rol të madh në formimin e grupit. Por, lideri i fundit kishte shumë njerëz përkrah, duke përfshirë edhe një numër të madh të anëtarëve të partisë së Sadam Huseinit, të cilët tani kanë pozita të larta në Shtetin Islamik. Ata kanë qenë pjesë e rëndësishme në drejtimin e një shteti represiv, sepse kishin eksperiencë.

Në librin tuaj ‘The ISIS Apocalypse’ keni dhënë pikëpamje që ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si operon grupi. Kishte ndonjë gjë që ju ka kapur në befasi përderisa ishit duke bërë kërkime për libër?

Mendoj se ishte një zbulim përsonal, pa dashur të tingëllojë si egoist. Unë kam ardhur në fund të librit, dhe kam vazhduar të pyes vetën, që a ka mundësi brutaliteti të funksionojë si strategji politike? A mund të fitojë kryengritësit duke qenë brutal?

Kjo ishte përtej paragjykimeve të mia. Por, më duhet të jem i sinqertë, që Shteti Islamik dhe shumë kryengritje tjera kanë përfunduar duke qenë ‘të sukseshme’ vetëm për shkak të brutalitetit. / Përgatiti: Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published.