Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka qëndruar sot në Deçan ku është takuar me kryetarët e nëndegëve të AAK-së në këtë komunë në fshatrat Lëbushë dhe Strellc i Ulët.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook theksoi se lajmi i mirë është se në Deçan mbi 10 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër marrëveshjeve me Serbinë.
Lexoni postimin e plotë:
Sot gjatë dite pata kënaqësin që në takime të ndara të takoj kryetarët e nëndegëve të AAK-së në Deçan, pastaj kryetarin e AAK-së në Lëbushë z.Genc Kameraj me kryesin e nëndegës, kryetarin e nëndegës në Strellc të Ulët z.Xhemë Kamishaj me kryesin e nëndegës dhe kryetarin e nëndegës së AAK-së Strellc të Eperm me kryesin e nëndegës.
Lajmë i mirë është se në Deçan numri i qytetarëve që e kanë nënshkruar peticionin kundër marrëveshjes me Serbi dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është mbi 10 mijë.
