Nga Amerika në Indi, duke kaluar më pas drejt Evropës dhe më pas në Afrikë, turma kureshtarësh kanë kundruar me ëndje gjatë mbrëmjes së djeshme ngjyrën e kuqe të Hënës ”së përgjakur”.
Për më shumë se një orë duke nisur nga ora 02:11 (GMT) ata kanë parë një spektakël të jashtëzakonshëm të një Hëne të veçantë të një përmase të madhe dhe të shndritshme, e ngjyrosur me të kuqe.
Një “pjeshkë e pjekur” për disa dhe “një rubin” për disa të tjerë ishte perceptimi i saj.
Kjo Hënë ”e përgjakur” është rezultat i bashkimit të rrallë të dy fenomeneve astronomike.
Në orët e para të ditës së sotme, Hëna ishte në atë pikë të orbitës ku një trup qiellor ka distancën më të vogël nga planeti Tokë.
Ajo u shfaq rreth 30 për qind më e shndritshme dhe 14 për qind më e madhe.
Për më tepër, Toka ishte e vendosur në mënyrë perfekte në vijë të drejtë me Hënën dhe Diellin, duke shmangur kështu Hënën e cila nuk prodhoi dritën e saj, drita që ajo merr nga Dielli dhe që i jep normalisht ngjyrën e bardhë.
https://www.youtube.com/watch?t=1&v=PXGF1XPd-BU