Lajmet e fundit
Para ndeshjes Shqipëri – Serbi , interpretojnë këngëtarë serb

Para ndeshjes Shqipëri – Serbi , interpretojnë këngëtarë serb

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, pritet të jetë e mbushur me tensione, ndërsa forcat e sigurisë janë duke u përkujdesur për t’a evituar çdo ekces të mundshëm.

Përveç masave shtrënguese dhe kontrolleve të rrepta për tifozët, organizatori i ndeshjes po e planifikon një koncert me këngëtarë shqiptarë dhe serb para ndeshjes për t’i ulur tensionet.

“Është planifikuar për një paraqitje të përbashkët dhe me këngë të pajtimit këngëtarët t’i qetësojnë tensionet dhe të paralajmërojnë ndeshje futbolli në të cilën loja dhe rezultati të jetë në plan të parë”, shkruan telegraf.rs, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij portali, zyrtarët shqiptarë i kanë ofruar Momçilo Bajagiçit të njohur si Bajaga dhe ekipit të tij që të jenë pjesëmarrës në koncertin historik, por deri të marrëveshja nuk ka ardhur pasi që këngëtari i ka kërkuar 30 mijë euro dhe pala shqiptare ka refuzuar të paguaj një shumë të tillë.

Tutje thuhet se marrëveshje nuk është arritur as me Kiki Lesendriqin, i cili fillimisht kishte pranuar të këndoj në “Elbasan Arena”, por pas disa këshillave ka vendosur që të refuzojë ofertën.

“Përfundimisht marrëveshje është arritur me një bend serb, por emri i tij ende nuk është zbuluar”, shkruan në fund kjo media nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.