Me këtë rast, raportuesi për Kosovën në KiE, Conde, ka folur rreth vizitës që pati në Beograd më 24 dhe 25 gusht, por jo edhe në Kosovë. Ai ka kërkuar që përveç vizitës së planifikuar në Kosovë më 6 tetor, t’i lejohet edhe një vizitë tjetër.
Këtu, ka reaguar Haliti, i cili ka kritikuar qasjen e Condes karshi Kosovës.
Haliti ia ka përkujtuar Condes se Kosova është shtet dhe se ka përfaqësuesit e saj legjitim.
Po ashtu Haliti i tha Condes se për ta pasur një pasqyrë më të qartë për Kosovën, duhet ta viziton Prishtinën e jo Beogradin.
Përveç Halitit, Conde është kritikuar edhe nga përfaqësuesja e Shqipërisë, Valentina Leskaj, e cila është zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Leskaj kërkoi llogari nga Conde se pse deri tash nuk e ka vizatuar Kosovën.
Ajo i tha Condes se duhet të vizitojë Kosovën, të takohet me liderët institucional të saj, e jo me ata të Beogradit për çështjen e Kosovës.
Me kaq është përmbyllur debati në mes të Condes, Halitit dhe Leskaj.