Jemi mësuar të shohim ndërtesa me forma dhe madhësisë së ndryshme kjo si pasoje e hapësirës ose e vendimit të marrë nga vetë personat.
Një ndër shtetet ku ne mund të shohim dhe disa nga ndërtesat më të cuditshme është Japonia, e cila është një prej vendeve me dendësinë më të madhe të popullsisë dhe si pasojë e kësaj, hapësirat për ndërtim janë të kufizuara dhe të kontrolluara rreptësisht prej autoriteteve.
Kjo ka bërë që japonezët të përshtaten dhe të kënaqen me aq sa kanë mundësi. I tillë është edhe rasti i një arkitekti i cili mori lejen e ndërtimit të shtëpisë së tij në një rrip toke, ku shumëkush as që do e kishte marrë mundimin të ndërtonte as kasolle.
Arkitekti bëri të mundur që të shfrytëzoi në maksimum hapësirën që kishte në dispozicion duke ngritur një shtëpi të çuditshme nga jashtë, por plot luks e të bollshme brenda, që ushton 200 mijë dollarë.