Lajmet e fundit
AAK-ja : Akciza për karburantet vendim skandaloz i Qeverisë

AAK-ja : Akciza për karburantet vendim skandaloz i Qeverisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vendosjen e akcizës  prej 15 centësh për çdo litër naftë. Në reagimin e AAK-së, thuhet se ky është një nga vendimet më skandaloze të kësaj qeverie.

Lexojeni të plotë reagimin e AAK-së:

Akciza për karburantet vendim skandaloz i Qeverisë

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e normës së akcizes për “gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike” në vlerë prej 0,15 EUR/liter,  nënkupton ngritje të normës se akcizës për 50 përqind.

Kjo rritje e cila nuk është paraparë me buxhetin e Kosovës për vitin 2015 tregon se Qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht edhe në planin ekonomik edhe buxhetor dhe tani merr vendime të paparashikuara e të cilat e dëmtojnë rëndë qytetarin dhe bizneset në Kosovë.

Qeveria e Kosoves e cila i ka rritur shpenzimet e veta per t’i kënaqur ambiciet politike të aparatçikëve partiakë, në masë te paparë deri me tani, po vazhdon ta ngarkojë jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Kjo rritje bëhët në kurriz të qytetarëve dhe biznesit me qëllim të mbulimit të humbjeve buxhetore që po bëhen për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit me paranë publike.

Ky vendim është skandaloz, dhe duhet të revokohet sa më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.