Opozita në vend i ka bllokuar punimet në seancat e Kuvendit të Kosovës, por jo edhe ato në komsionet e Kuvendit dhe në vizitat jashtë vendit.
Opozita vazhdon të marrë pjesë në komisionet e këtij institucioni së bashku me anëtarët e pozitës.
Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se e gjithë kjo po bëhet pasi që në këto komisione nuk pasqyrohet puna e tyre në medie dhe e gjithë bllokada e opozitës po bëhet për efekte popullore.
Po ashtu edhe privilegjet në udhëtime jashtë vendit, opozita nuk po i bojkoton.
I fundit që ka shkuar në vizitë jashtë vendit, është deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha. /ORAinfo/