Michelle Obama, zonja e parë e shtetit më të fortë në botë – bashkëshortja e presidentit amerikan Barack Obama – dhe aktorja e famshme Charlize Theron kanë diskutuar dhe u kanë dhënë këshilla vajzave të reja.
Michelle Obama dhe Charlize Theron ishin pjesë e një grupi grash në një event në New York me temën “Fuqia e gruas së shkolluar”, shkruan People.
Që të dyja, edhe Obama dhe Theron kishin qëndrime të njëjta sa u përket këshillave që mund t’i jepnin për vajzat të cilat turpërohen ngaqë janë të zgjuara, sepse frikësohen se mund të mos ju pëlqejnë vajzave.
“Nuk ka asgjë më seksi se sa një grua e mençur”, ka thënë 40 vjeçarja Theron.
“Na është thënë shpesh që të jetojmë sipas një modeli të caktuar, sidomos neve grave. Tani është koha që ta ndërrojmë këtë fakt. Shikohu në pasqyrë dhe thoni vetes: “Unë jam Seksi, jam atraktive, jam e mençur, inteligjente dhe e fuqishme dhe dukem bukur në këto gjinse. Është e vërtetë që nuk kam flokë të gjata, i kam të shkurtra, por prapë se prapë dukem bukur dhe jam seksi”, ka vazhduar ajo.
Zonja e parë s’ka vonuar të pajtohet me këtë deklaratë të aktores.
“Le të jemi të qarta, ju nuk duhet të jeni në lidhje me një djalë nëse ai është shumë budalla e ju jeni tepër e zgjuar”, është shprehur zonja e parë e SHBA-ve.
Ato kanë vazhduar me këshilla për vajzat e reja duke thënë se nuk kanë nevojë që të nguten për tu lidhur me një djalë dhe se primare duhet ta kenë shkollimin.