Lajmet e fundit
Sot fillon viti i ri akademik për studentë

Sot fillon viti i ri akademik për studentë

Në të gjitha institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2015/2016.

Kosova tashmë ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë që kanë filluar punën tash vonë.

Universiteti i Prishtinës, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të cilët janë të pranuar për të ndjekur studimet në vitin e ri akademik 2015/2016.

Vetëm në Uiversitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik janë hapur dyert për 7.800 studentë të rinj në 17 fakultete, transmeton KP.

Vitin e kaluar numri i studentëve të pranuar në UP ishte 12 mijë, saktësisht 4.200 studentë më shumë se këtë vit.

Numri i studentëve është ulur pas rekomandimeve që janë bërë nga ekspertët ndërkombëtarë në raportin e vlerësimit të jashtëm në vitin 2014.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Fakultetin Juridik. Vizita do të bëhet në ora 11:00, në Amfiteatrin e Madh të këtij fakulteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.