Lajmet e fundit
Deda: Visari dhe Albini janë dy njerëz të ndryshëm, VV-ja ka nevojë për relaksim

Deda: Visari dhe Albini janë dy njerëz të ndryshëm, VV-ja ka nevojë për relaksim

Në një intervistë të gjatë per KTV , Ilir Deda ka komentuar edhe ndryshimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat ka thënë se në fillim i ka parë ndryshe, madje edhe për Kurtin e Ymerin thotë se janë dy njerëz të ndryshëm.
“Në fillim e kam pa ndryshe zgjedhjen e Visarit, e kam parë si një fillim të tranzicionit politik dhe një hap të jashtëzakonshëm të Albinit, i cilit në kulmin e popullaritetit të vetë ka vendosur mos ta kapitalizojë atë popullaritet, por të tërhiqet dhe të mos kthehet më asnjëherë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ky ka qenë qëndrimi i Albinit”.
Ndonëse ka theksuar se nuk mund të bëjë krahasimin e qeverisjes se njërit apo tjetrit, ai thotë se defekti qëndron në atë se Vetëvendosje u rrit shumë shpejt dhe nuk po mund ta menaxhojë atë se si të bëhet gjithëpërfshirëse.
“Unë mendoj se VV-ja është rritur shumë shpejt, për aq sa kam mundur ta njoh, që do të thotë prej një grupi të vogël, që për kohë të gjatë ka qenë i vetmuar, ka arritur ta marrë Prishtinën. Për shkak të rritjes së shpejt, unë mendoj se po mungon edhe sensi se si me mua u bë më gjithëpërfshirës… Visari është më ndryshe prej Albinit… janë njerëz të ndryshëm për njëri-tjetrit, por unë jam shkurt në VV dhe nuk mund të bëj një krahasim”.
Por, Deda ka pasur një porosi për kolegët e tij, të cilëve u ka referuar që të relaksohen, pasi sipas tij, mendimi ndryshe nuk do të thotë kundërshtim, e as shkatërrim i Vetëvendosjes, përkundrazi është emancipim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.