Dy deputete të LDK-së kanë gjetur pak kohë për relaks. Pas bllokimit të Kuvendit nga ana e opozitës, deputetja Njomza Emini dhe Teuta Rugova kanë dalë për pauzë në një nga kafiteritë e Prishtinës. Ato në këtë fotografi ndjehen tejet të relaksuara.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar pauzë 30 minutëshe, duke ftuar për mbledhje edhe kryesinë e Kuvendit, në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për tejkalimin e kësaj situate.