Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në emër të kësaj partie ka goditur fort opozitën. Ai ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që të mos jetë kaq fleksibil me opozitën, të cilët po e pengojnë punën e Kuvendit.
“Z. Kryetar kërkoj nga ju që të krijoni kushtet për zhvillimin e seancës. Nuk duhet të jeni kaq fleksibil”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, opozita nuk e di saktësisht se çfarë po kërkon.
“Fillimisht e ndërpretë seancën sepse kërkuar që kryeministri të raportoj. Pastaj erdhi kryeministri të raportoj dhe prapë e ndërpretë seancën. A është dikush nga opozita që di të artikuloj se çka sakëtsisht po do”, ka thënë ai .
Pas fjalimit të Gashit, Veseli ka ndërprerë seancën duke kërkuar 30 minuta pauzë.