Nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë për të. Sa herë Baton Haxhiu, ka dal në televizor ose ka bërë një veprim cfarëdo natyre, Berat Buzhala është përkujdesur që ta kritikojë në mënyrën më të vrazhdë të mundëshme, e nganjëherë edhe banale. Por, Haxhiu drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës, ka heshtur gjithnjë. Nuk ka reaguar edhe ndaj atyre shkrimeve dhe postimeve të Buzhales që kanë qenë fyerje për të. Sikur e ka ditur se herë do kur, Berati do të ndryshojë qëndrim, dhe do t’i “perulet” sërish Batonit. Dhe ky moment erdhi sot paradite. Berati, sic merr vesh Magazina.al, i shkoi në zyrë Batonit. Cfarë do ketë qenë arsyeja, ky ritakim, lirisht mund të quhet si pendim i Beratit ndaj gjithë asaj që për disa vjet ka bërë kundër drejtorit të përgjithshëm të Klan Kosovës. Magazina.al po mundohet t’i sigurojë edhe fotot nga vizita e Buzhalës në ambientet e Klan Kosovës. Magazina.al