Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit kanë bastisur dhjetëra prona në mbarë territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për prona privat, për të cilët qëndron dyshimi i bazuar për keqpërdorim.
Po ashtu burime tona thonë se i gjithë aksione ishte përgatitur nga Policia e Kosovës dhe në fund ishte zbatuar nga EULEX-i në bashkëpunim me PK-në.
Në mesin e të bastisurve sot është edhe noteri Isak Ademi.
“Isak Ademi është njëri prej noterëve që është bastisur përball komunës së Prishtinës”, i ka thënë një burim Indeksonline.
Aksionin e bastisjeve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por nuk ka dhënë detaje tjera.
Edhe Prokuroria e Shtetit konfirmon aksionin e Policisë për krim të organizuar.
Sot, Policia e Kosovës (PK), duke përfshirë edhe Drejtorinë e PK-së për Krime Ekonomike, së bashku me Njësinë e Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it (OCIU) kanë kryer bastisje të shumta, në disa prona, në bazë të një urdhri të gjykatësit të EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prizren.
Këto aktivitete kanë të bëjnë me hetimin në vazhdim kundër krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme, të kryera nga një prokuror në PSRK, thuhet në njoftimin të Prokurorisë së Shtetit.