Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga kjo situatë e nderë politike, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK). Kada-Bujupi është e bindur se veprimet e opozitës janë rrjedhojë e kufizimeve që ka bërë koalicioni qeverisës, njofton Klan Kosova. “Debati do të kishte kuptim të mbahej para nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, ne qëndrojmë para aktit të kryer, tani këto marrëveshje janë nënshkraur”. “Pasi qeveria na ka sjellë para aktit të kryer, opozita nuk ka rrugë tjetër pëveç ta bllokojë zbatimin e tyre”. “Do të jetë shumë vonë që të njëjtat të shfuqizohen në të ardhmen”. “Nuk është demokratik nënshkrimi i marrëveshjeve përkundër reagimit të opinionit publik dhe të falja e territorit prej 10 mijë hektarëve”.