Bankat në vend po rezuoltojnë të jenë një nga sektorët më fitimprurës.
Të paktën kështu thonë statistikat nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e cila monitoron bankat në vend.
Në tetë mujorin e parë të këtij viti, bankat kanë arritur të fitojnë 59.7 milionë euro, duke dyfishuar fitimet në krahasim me vitet e kaluara, raporton ORAinfo.
Sipas BQK-së, gjatë kësaj periudhe kohore rritje kanë shënuar kreditë edhe depozitat, duke ndikuar edhe në rritjen e fitimeve.
Sipas të dhënave nga BQK, gjatë kësaj periudhe kohore kreditë kanë arritur vlerën prej 1 miliard e 895 milionë euro, duke shënuar rritje për 7.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.
Rritje po ashtu kanë shënuar edhe depoztiatat, duke arritur në vlerën prej 2 miliardë e 656 milionë euro.
Rritje të fitimeve gjatë kësaj periudhe kohjore kanë shënuar edhe Institucionet Mikrofianciare, të cilat operojnë si OJQ.
Këto institucione kanë arritur të fitojnë 2.1 milionë euro si rezultat i normave të mëdha të interesit për kreditë që lëshojnë.
Norma e interesit për kreditë që lëshojnë këto institucione sillet në 24 për qind.