Në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nëse Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi do të mundohen që me çdo kusht ta zbatojnë marrëveshjen për “Zajednicën”, atëherë do të detyrohen që me dhunë t’i nxjerrin deputetët e opozitës nga Kuvendi.
Ai shtoi se përveç deputetëve, edhe qytetarët e Kosovës janë kundër këtyre marrëveshjeve dhe se do t’i dalin në krah opozitës në mënyrë që ta mbrojnë shtetin e Kosovës./Tribuna Channel