Lajmet e fundit
PDK vazhdon fushatën në Rezallë të Skenderajt

PDK vazhdon fushatën në Rezallë të Skenderajt

Ka vazhduar fushata elektorale e PDK-së në Skenderaj ku banorët e fshatit Rezallë kishin ardhur në këtë takim elektoral në numër të madh, duke treguar se ky fshat vazhdon të jetë bastion i palëkundur i PDK-së, ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën, thuhet në një njoftim për media të PDK-së.

Sipas njoftimit këtë takim elektoral e hapi Abdyl Ymeri, nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, duke shprehur mirënjohjen për qytetarët e Rezallës për mbështetjen që kanë treguar në vazhdimësi për konceptin e PDK-së, të Hashim Thaçit dhe për qeverisjen efikase të Sami Lushtakut.

Programin qeverisës për mandatin e ardhshëm të kryetarit Lushtaku e shpalosi bartësi i listës së PDK-së Ismet Salihu, i cili në diskutimin e tij u fokusua kryesisht në vazhdimin e investimeve në ujësjellës e kanalizime, në ngritjen e më tejme të cilësisë së shërbimeve, ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, në përkrahjen e bujqësisë dhe rritjen e nivelit të punësimit.

Kandidati për Asamblenë komunale nga kjo bashkësi lokale para elektoratit të tij foli për të arriturat e qeverisë lokale të udhëhequr nga Sami Lushtaku, ku ishte përfshirë edhe fshati Rezallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.