Lajmet e fundit
Alice Munro, fituese e Nobelit për letërsi

Alice Munro, fituese e Nobelit për letërsi

Akademia mbretërore e Suedisë e ka bërë të njohur sot fituesin e çmimit Nobel për letërsi për vitin 2013. Nobelistja më e re quhet Alice Munro, është shkrimtare nga Kanadaja, që merret kryesisht me prozë të shkurtër.

Munro 82 vjeçe ka qenë edhe më parë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin Nobel. Ajo vlerësohet si “mjeshtre e tregimit të shkurtër”. Kështu e ka prezantuar zëdhënësi i jurisë fituesen.

Me Alice Munro-n, çmimi Nobel për letërsi shkon për herë të parë në Kanada. Ndërsa fituesja është femra e 13-të deri më tash që merr çmimin Nobel për letërsi.

Çmimi Nobel ka vlerën monetare prej 1.2 milion dollarësh.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, i cili prej vitesh futet në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin Nobel, edhe kësaj here ka mbetur pa këtë çmim.

Ndër kandidatët tjerë për të cilët po ashtu prej vitesh pritet se mund të fitojnë çmimin Nobel është edhe shkrimtari i madh amerikan Philip Roth.

Leave a Reply

Your email address will not be published.