Zyrës së Kryeministrit i janë dashur më shumë se një muaj që t’i përkthej 11 faqe tekst nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe atë serbe.
Bëhet fjalë për tri marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel më 25 gusht. Në ueb-faqen e Zyrës së Kryeministrit, Marrëveshja për energjinë, telekomunikacionin dhe heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër janë publikuar tek të enjten pasdite.
“Marrëveshjet janë duke u përkthyer, sapo të jetë versioni final zyrtar do të publikohen, është çështje ditësh”, ka thënë Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë më 6 shtator përmes postës elektronike.
Gjatë të enjtes është kontaktuar Valon Murtezaj, këshilltar i jashtëm i kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka sugjeruar për këtë çështje të kontaktohet zyra e ministres për Dialog, Edita Tahiri.