Lajmet e fundit
Bajram Gecaj tamam si LDK-ist: I ankohet Ridvan Berishës se s’po e lënë të flas

Bajram Gecaj tamam si LDK-ist: I ankohet Ridvan Berishës se s’po e lënë të flas

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj në emisionin “Debat” në RTK disa herë është ankuar se nuk po e lënë të flasin. Madje, në një moment iu ankua moderatorit Ridvan Berisha që ta ndërpresë deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli, në mënyrë që të vazhdoj të flasë, raporton Gazeta Blic.

Pas ndërhyrjes së Berishës, Gecaj ka thënë se marrëveshjet janë arritur edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe sidomos të SHBA-ve.

“Marrëveshja ka kaluar edhe në Kuvend. 84 vota kjo marrëveshje i ka marrë në Kuvend në vitin 2013”, ka thënë Gecaj. Sipas tij, nuk ka logjikë që pakica ta bllokoj Kuvendin, dhe kësisoj të krijoj një precedent.

Leave a Reply

Your email address will not be published.