Peticioni i filluar nga blloku opozitar kundër dy marrëveshjeve të arritura nga Qeveria e Kosovës, asaj për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka kaluar shifrën e 100 mijë nënshkrimeve.
Në fund të ditës së sotme, peticioni ka arritur shifrën e 136,754 nënshkrimeve.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmë në emisionin Interaktiv ka deklaruar se peticioni do të vazhdoj deri në arritjen e 200,000 nënshkrimeve dhe nëse nuk tërhiqet nënshkrimi nga marrëveshjet, do të vazhdohet me protesta.
Ndërsa sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar prerazi se nuk do ta tërheq nënshkrimin e tij nga marrëveshjet.
Në këtë status quo, në rast se nuk ka ndonjë lëvizje në pajtim nga ana e opozitës në relacion me mazhorancën, protestat janë larg vetëm 63,246 nënshkrime.